Takim me bartësit e MKartës nga Italia

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në kuadër të vizitës së punës në Romë, u takua me përfaqësues të diasporës sonë në Itali, respektivisht me bartësit e MKartës.

Ministri shprehu mirënjohje për interesimin e treguar mbi projektin MKARTA, të cilin vetë e prezantoi rreth tre vite më parë, në maj të vitit 2021, si një rrjet i vlefshëm i përfaqësuesve tanë më të mirë të diasporës në botë, të cilët me veçantitë e tyre kanë lënë gjurmë në mjediset e reja ku janë të integruar me sukses, duke promovuar shtetin jashtë vendit.

“Projekti MKarta paraqet një lloj njohjeje, një konfirmim për shtetas të shquar që jetojnë jashtë vendit, e të cilët me punën e tyre kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm dhe kështu në mënyrë të denjë e përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut jashtë vendit. Në mesin e bartësve nga Italia, këtë vit ka gastronom me famë botërore, biznesmenë, kardiolog dhe kardiokirurg të njohur, artist, magjistër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe profesor të gjuhës dhe letërsisë shqipe”, theksoi Osmani.

Përveç njohjes simbolike të punës së tyre të jashtëzakonshme, përmes këtij projekti forcohen lidhjet e atyre pesonave të dalluar me vendin dhe hapen mundësi për bashkëpunim të shtuar dhe rolin e tyre proaktiv të institucionaliuzuar në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…