Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në press konferencën e sotme tha se Ministria e Ekonomisë do të shpërndajë vauçerë për turizëm në vlerë prej 18.000 denarëve.
Bekteshi ka sqaruar në detaje dhe të gjitha procedurat që duhet të ndjekin qytetarët që duan të përfitojnë vauçerët në fjalë.
Fjalimi i plotë:
Ministria e Ekonomisë në përputhje me Programin për mbështetjen e turizmit vendor për punëtorë me të ardhura të ulëta në vitin 2024, sivjet do të ndajë vërtetime-vauçerë për pushim të këtyre kategorive të qytetarëve.
Thirrja publike do të publikohet të hënën më 12 shkurt, ndërsa të gjithë punëtorët të cilët kanë të ardhura të ulëta do të aplikojnë për vërtetim-vauçer me vlerë prej 18.000 denarëve.
Qëllimi kryesor i kësaj mase është që t’u mundësojë personave me të ardhura të ulëta të shfrytëzojnë pushim vjetor, dhe në të njëjtën kohë t’u ndihmohet qendrave turistike në rritjen e vëllimit të punës jashtë sezonit turistik. Për këtë masë janë siguruar mjete në vlerë prej 64.000.000 denarë (rreth një milion euro) respektivisht do të lëshohen gjithsej 3.555 vërtetime-vauçerë për pushim për punëtorë me të ardhura të ulëta.
Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë të gjithë personat fizikë të cilët janë të punësuar dhe të ardhurat e tyre mujore në familje nuk tejkalojnë të ardhurat neto prej 50.000 denarë.
Vërtetimi për pushim të punëtorëve me të ardhura të ulëta do të mund të shfrytëzohet jashtë sezonit turistik në ndonjë nga objektet gastronomike nga Lista e objekteve të paraqitura gastronomike për akomodim, e publikuar në ueb faqene e Ministrisë së Ekonomisë.
Vërtetimi për pushim të punëtorëve me të ardhura të ulëta do të mund të shfrytëzohet nga momenti i marrjes deri më 30 qershor të vitit 2024 dhe nga 15 shtatori deri më 01 dhjetor të vitit 2024.
Për pjesëmarrje në Thirrjen publike, punëtorët me të ardhura të ulëta – kërkues, në Ministrinë e Ekonomisë duhet të dorëzojnë:
Kërkesë që do të mund ta gjejnë në ueb-faqen e ME-së ose në Arkivin e Ministrisë, vërtetim nga punëdhënësi për lartësinë e pagës së paguar dhe certifikatë nga banka për tre (3) muajt e fundit për parashtruesin dhe anëtarët e familjes më të ngushtë, vërtetim nga Agjencia për punësim me të cilin dëshmohet se anëtarët e familjes më të ngushtë nuk janë të punësuar. Për anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeçe dhe që janë shkollarë ose studentë dorëzohet vërtetimnga institucioni arsimor.
Fotokopje nga letërnjoftimi dhecertifikatë nga libri i amzës për të dhe familjen.
Dëshmi për anëtarët e familjes më të ngushtë (Certifikatë nga libri i amzës i të kurorëzuarve, vërtetim për shkurorëzim ose certifikatë të vdekjes së anëtarit të familjes),
Deklaratësekërkuesipërgjigjet në mënyrë morale, materiale dhe penale për të dhënat e shënuara të vërtetuara në noter.
Kërkesat me dokumentacion të kompletuar dorëzohen në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë, rr. “Jurij Gagarin” 15, Shkup më së voni deri më 29 shkurt të vitit 2024.
Sot është afati i fundit i aplikimit për hotelet që dëshirojnë të presin mysafirë me vauçerëpër pushim.
Të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe ata që nuk kanë aplikuar deri më tani me postë ose në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë.
Kjo masë ka dhënë rezultate të dukshme në të kaluarën. Numri i turistëve vendor ka ardhur vazhdimisht në rritje vitet e fundit dhe numri i fjetjeve tashmë ka tejkaluar numrin e turistëve të huaj.