BDI përshëndet miratimin e Ligjit për largimin e kazinove dhe bastoreve nga shkollat

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet miratimin e Ligjit për largimin e kazinove dhe bastoreve nga institucionet arsimore.

BDI me shqetësim ka ndjekur gjithë debatin dhe fushatën kundër Ligjit për lojëra të fatit dhe në mbrojtje të monopolit të dyshimtë në këtë industri.

Fushata obstrukcioniste, bllokuese, shpifëse, negative dhe ofenduese nuk kaloi.

Ligji për largimin e kazinove dhe bastoreve parasheh:

– Largimin e bastoreve dhe kazinove 500 metra nga institucionet arsimore,
-Mbron dhe ndalon të miturit nga përfshirja në lojërat e fatit,
– Rrit të ardhurat në buxhet, nëpërmjet rritjes së tatimeve dhe çmimit të licencave, me të cilat ndihmohen kultura, sporti, mediat.

Largimi i kazinove dhe bastoreve si dhe demonopolizimi i industrisë janë politikë dhe program i Bashkimit Demokratik për Integrim, por edhe Qeverisë i miratuar në Kuvend.

Bashkimi Demokratik për Integrim është përcaktuar të vijojë demonopolizimin e çdo industrie dhe të veprojë në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…