BDI: Pendarovski e firmosi Kodin Penal me flamur europian edhe pse BE e kundërshtonte

Stevo Pendarovski le ti tregojë motivet e vërteta për mosfirmosjen e Ligjit për lojërat e fatit dhe kush e ka nxitur atë të dalë kundër vullnetit të qytetarëve dhe të deputetëve.

Përalla për reagimin e Bashkimit Europian për flamurin europian është standard i pesëfishtë i Pendarovskit.

Pendarovski e firmosi Kodin kontestues Penal me flamur europian edhe përkundër kontestimeve masive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ligj ky që i dështoi gati se të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale.

Pendarovski e ka ditur se opozita bllokonte ligjin për largimin e kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijtë tanë.

Largimin e kazinove e kërkojnë të gjithë qytetarët, shqiptarë, maqedonas, turq, rom, srb, boshnjak dhe të gjithë të tjerët, në veçanti nënat me bekimin “na i shpëtuat fëmijtë”, por edhe shoqëria civile.

Besimin e deputetëve dhe qytetarëve që e mbështetën atë si dhe gjithë këtë betejë për largim të kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijtë tanë, për dyfishim të tatimeve dhe rritje të hyrave buxhetore dhe vështirësim të procedurave për hapje dhe zgjërim të industrisë, Pendarovski e hodhi në shportën e plehrave, zgjodhi anën e bastoreve dhe kazinove.

Akoma më për keqardhje është arsyetimi se qenka “keqpërdorur” ylli europian për miratimin e ligjit dhe që ai nuk paska patur vërejtje për përmbajtjen por vetëm për procedurën.

Bastoret dhe kazinot të largohen nga shkollat dhe fëmijtë tanë!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…