Xhaferi – Von der Lejen në Bruksel: Maqedonia e Veriut ka arritur shumë dhe duhet të vazhdojë në rrugën europiane 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në Bruksel u takua me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen. Kryeministri Xhaferi është në vizitën e tij të parë të punës në Bruksel dhe e paraprin delegacionin qeveritar në përbërje të të cilit janë zëvendëskryetari i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

 Në takim u bisedua për procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, zhvillimet në Maqedoninë e Veriut në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, si edhe për gjendjen aktuale në rajon.

Në këtë drejtim u konstatua se Maqedonia e Veriut ka arritur përparim të madh në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Xhaferi theksoi se Qeveria, edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë, përkushtim dhe në kohë, ti zbatojë të gjitha proceset dhe detyrimet që dalin nga negociatat e nisura për anëtarësim me Bashkimin Evropian, si edhe se Qeveria e mbështet procedurën e nisur për ndryshimin e Kushtetutës, për të cilën do të punojnë me përkushtim për të siguruar shumicën e nevojshme.

Kryetari i Qeverisë e falënderoi Kryetaren e KE-së, Von der Lejen, për iniciativën – Plani i rritjes, për të cilën u theksua se paraqet ofertë konkrete për integrim të përshpejtuar të Rajonit, gjë që vlerësohet shumë nga Maqedonia e Veriut.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen ia uroi Xhaferit zgjedhjen për Kryetar të Qeverisë dhe shprehu bindjen se Qeveria do të vazhdojë edhe në të ardhme me aktivitetet për arritjen e reformave të duhura nga negociatat e aderimit, por edhe nga agjenda reformuese e Planit për rritje.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…