BDI: Përveç se vazal, edhe gënjeshtar, Vlen i demantoi Kosova si dhe MPB

Bashkimi Demokratik për integrim thekson që asnjë gënjeshtër, asnjë trillim e mashtrim i VLEN, nuk e mbulon diellin me shoshë dhe nuk e lan skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit. 

Presidenca e Republikës së Kosovës i zbuloi të gjitha gënjeshtrat dhe mashtrimet patetike të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga Vlen. 

Të njejtën e bëri edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së veriut si dhe koncesioneri privat TAV të cilët konfirmuan që MPB ka dhënë urdhër për ta kontrolluar Presidenten Vjosa Osmani.  

Vetëm servilët e Vlen janë të verbër e të shurdhër si dhe të paditur, por të etur për pushtet, për të zhvatur dhe poshtëruar shqiptarët. 

Çdo fjalë e juaja është gënjështër, çdo veprim i juaji është tradhëti, poshtërsim, përkulje, nënvlerësim dhe turpëron shqiptarët.

Të gjitha që i thatë, i premtuat dhe u zotuat, i haruat për tu ulur në prehërin e Stroilkoviqit. 

Përgjegjësi politike sot dhe menjëherë për uzurpatorët jolegjitim të institucioneve Astrit Iseni nga MPB dhe Afrim Gashi nga Kuvendi për turpin që shkaktuan si dhe për të gjithë të përfshirë të tjerë. 

Çdo ditë që nuk largoheni nga aty, konfirmoni autorësinë dhe përgjegjësinë mbi skandalin më të madh diplomatik dhe paaftësinë tuaj. 

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…