BDI: Presidenca e Kosovës zbuloi të gjitha gënjeshtrat e vazalëve nga Vlen

Bashkimi Demokratik për integrim përshëndet transparencën e Presidencës së Republikës së Kosovës në lidhje me incidentin skandaloz diplomatik ndaj Presidentës, zonjës Vjosa Osmani. 

Komunikata e djeshme e presidencës kosovare i zbuloi të gjitha gënjeshtrat infantile të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga Vlen për ta heshtur dhe minimizuar skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit. 

Të gjithë eksponentët e Vlen kishin nga një skenar arsyetues, ndryshe nga njëri tjetri, dhe që të gjithë u demantuan nga Presidenca e Kosovës, nga MPB dhe nga koncesioneri TAV.

Ky skandal, medoemos duhet zbardhur gjer në fund dhe përgjegjësi politike duhet të bartin menjëherë uzurpatorët jolegjitim të institucioneve Astrit Iseni nga MPB dhe Afrim Gashi nga Kuvendi. 

Sjellja e egër dhe e palejueshme e shefit të sigurimit të kryetarit jolegjitim të Kuvendit me urdhër të Afrim Gashit, si dhe injoranca institucionale e Astrit Isenit i cili as që e dinte për skandalin, janë të papranueshme. 

Shqiptarët nuk janë të mbrojtur e as të përfaqësuar në qeverinë monoetnike. 

Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare janë tërësisht të nënshtruar dhe servil. 

Poshtërsimi dhe turpërimi i shqiptarëve nga ca vazalë dhe të preferuar të VMROsë, e jo të popullit, nuk do të lejohet.  

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…