Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, SH.T. z. Bajram Begaj.

Në një atmosferë vëllazërore dhe tejet të përzemërt, ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në rajon, forcimin e lidhjeve institucionale e kombëtare, si dhe për sfidat me të cilat përballen vendet në rrugëtimin e tyre euroatlantik.

Takime të tilla paraqesin dëshmi se komunikimi dhe koordinimi i përbashkët mbetet thelbësor për avancimin e çështjeve që prekin interesin kombëtar dhe shtetëror.

https://www.facebook.com/share/p/1Dkg6aM9SE/?mibextid=wwXIfr

https://www.facebook.com/share/r/1Cc2MEBVjF/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…