Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm
Lulzim Zeqiri

Lulzim Zeqiri ka lindur më 16 nëntor 1976 në fshatin Çegran të Gostivarit, ku jeton dhe vepron edhe sot. Është i martuar dhe prind i dy fëmijëve.
Karrierën profesionale e ka ndërtuar në fushën e arsimit, ku që nga viti 2001 është i angazhuar si mësues në Shkollën Fillore “Përparimi” në Çegran. Gjatë këtij angazhimi shumëvjeçar, ai ka mbajtur edhe disa funksione të rëndësishme drejtuese dhe përfaqësuese brenda institucionit, duke shërbyer si Kryetar i Organizatës Sindikale në periudhën 2010–2013, Drejtor i shkollës nga viti 2013 deri në vitin 2017, si dhe Anëtar i Këshillit të Shkollës në periudhën 2017–2022.
Arsimin universitar e ka përfunduar në Fakultetin Pedagogjik në Shkup në vitin 2000, ndërsa në vitin 2016 ka fituar titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike në Universitetin Evropian në Shkup. Përveç arsimit formal, ai është pajisur me një sërë certifikatash dhe trajnimesh profesionale, përfshirë:
- Liçencë Inspektori – Inspektor Shtetëror i Arsimit
- Trajnim për Drejtor
- Trajnim për Projektin e Modernizimit të Arsimit
- Trajnim për Aktivitete Psiko-Sociale
- Trajnim për (Windows, MS Word, MS Exel, MS Power Point)
- Trajnim për (Softuer Arsimor ToolKID)
- Trajnim për Kursin e Dizajnit të Permakulturës
- Trajnim në Gjuhën Angleze dhe trajnime të tjera.
Ai zotëron gjuhën shqipe si gjuhë amtare, si dhe flet rrjedhshëm maqedonisht dhe anglisht.
Në planin politik, ai është anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që nga viti 2002. Që nga viti 2005 është pjesë e Kryesisë së Këshillit Vendor të BDI-së në Çegran, ndërsa në disa cikle zgjedhore ka qenë i angazhuar si anëtar dhe udhëheqës i shtabit zgjedhor. Në vitin 2023 është zgjedhur Udhëheqës i Departamentit të Arsimit në degën e BDI-së në Gostivar. Në Kongresin e mbajtur më 20 dhjetor 2025, ai është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.
