Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm

Lulzim Zeqiri

Lulzim Zeqiri ka lindur më 16 nëntor 1976 në fshatin Çegran të Gostivarit, ku jeton dhe vepron edhe sot. Është i martuar dhe prind i dy fëmijëve.

Karrierën profesionale e ka ndërtuar në fushën e arsimit, ku që nga viti 2001 është i angazhuar si mësues në Shkollën Fillore “Përparimi” në Çegran. Gjatë këtij angazhimi shumëvjeçar, ai ka mbajtur edhe disa funksione të rëndësishme drejtuese dhe përfaqësuese brenda institucionit, duke shërbyer si Kryetar i Organizatës Sindikale në periudhën 2010–2013, Drejtor i shkollës nga viti 2013 deri në vitin 2017, si dhe Anëtar i Këshillit të Shkollës në periudhën 2017–2022.

Arsimin universitar e ka përfunduar në Fakultetin Pedagogjik në Shkup në vitin 2000, ndërsa në vitin 2016 ka fituar titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike në Universitetin Evropian në Shkup. Përveç arsimit formal, ai është pajisur me një sërë certifikatash dhe trajnimesh profesionale, përfshirë:

  • Liçencë Inspektori – Inspektor Shtetëror i Arsimit
  • Trajnim për Drejtor
  • Trajnim për Projektin e Modernizimit të Arsimit
  • Trajnim për Aktivitete Psiko-Sociale
  • Trajnim për (Windows, MS Word, MS Exel, MS Power Point)
  • Trajnim për (Softuer Arsimor ToolKID)
  • Trajnim për Kursin e Dizajnit të Permakulturës
  • Trajnim në Gjuhën Angleze dhe trajnime të tjera.

Ai zotëron gjuhën shqipe si gjuhë amtare, si dhe flet rrjedhshëm maqedonisht dhe anglisht.

Në planin politik, ai është anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që nga viti 2002. Që nga viti 2005 është pjesë e Kryesisë së Këshillit Vendor të BDI-së në Çegran, ndërsa në disa cikle zgjedhore ka qenë i angazhuar si anëtar dhe udhëheqës i shtabit zgjedhor. Në vitin 2023 është zgjedhur Udhëheqës i Departamentit të Arsimit në degën e BDI-së në Gostivar. Në Kongresin e mbajtur më 20 dhjetor 2025, ai është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.

Related posts

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm Shqipdona Mazari Shqipdona Mazari është lindur në Strugë. Ajo është një studente e përkushtuar dhe…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Gazmend Mehmedi Gazmend Memedi, i lindur më 19 qershor 1982 në Gostivar, rrjedh nga fshati…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Sadush Arifi Sadush Arifi, i lindur në vitin 1979 në fshatin Radushë, Komuna e Sarajit,…