Shkup, 13 dhjetor 2025
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në protestën e organizuar në mbështetje të bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Ai vlerësoi se edhe Shkupi, pas Tiranës dhe Prishtinës, dha provimin kombëtar duke u rreshtuar në mbështetje të kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët.
Ai theksoi se shqiptarët folën me një zë, duke kërkuar që çlirimtarët të kthehen sa më shpejt pranë familjeve të tyre dhe duke riafirmuar bindjen në pafajësinë e tyre.
Kryetari Ahmeti ritheksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë për liri dhe dinjitet kombëtar, e cila mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë sonë moderne.
Duke nderuar sakrificën e brezave të tërë për liri, ai shprehu mirënjohje dhe respekt të përhershëm për dëshmorët e kombit ndër dekada e shekuj.
Lavdi dëshmorëve të kombit! E përjetshme shqiptaria!




