Kryetari Ahmeti morri pjesë në shënimin e 31-vjetorit të themelimit të Universiteti të Tetovës

Tetovë, 17 dhjetor 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 31-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, ku ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani, iu nda titulli “Doctor Honoris Causa”.

Kryetari Ahmeti vlerësoi se ky titull i lartë akademik përbën një mirënjohje të merituar për kontributin e çmuar të Prof. Dr. Meidanit në zhvillimin e dijes, demokracisë dhe bashkëpunimit mbarëshqiptar, si dhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj arsimit dhe institucioneve akademike.

Ai theksoi se Universiteti i Tetovës mbetet një shtyllë e rëndësishme e emancipimit intelektual dhe kombëtar, ndërsa figura të tilla si Akademik Rexhep Meidani përfaqësojnë frymëzim dhe model për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, u riafirmua roli i Universitetit të Tetovës si një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë shqiptar dhe faktor i rëndësishëm në zhvillimin akademik, shkencor dhe shoqëror.

https://www.facebook.com/share/p/1JpMfbuuqj

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…