Kryetari Ahmeti morri pjesë në shënimin e 10-vjetorit të organizatës humanitare “Fundajvë Ndryshe”

Tiranë, 6 dhjetor 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në shënimin e 10-vjetorit të organizatës humanitare “Fundjavë Ndryshe”, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe shumë personalitete, miq të humanizmit dhe vullnetit të mirë.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti përgëzoi themeluesin e organizatës, Arbër Hajdarin, për punën e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë ndër vite në shërbim të familjeve në nevojë dhe promovimit të vlerave të solidaritetit.

Ai i uroi Arbër Hajdarit dhe ekipit të “Fundjavë Ndryshe” suksese të mëtejshme në vazhdimin e këtij misioni fisnik, duke vlerësuar se humanizmi, solidariteti dhe kujdesi për njëri-tjetrin mbeten ndër vlerat më të çmuara të shoqërisë sonë.

https://www.facebook.com/share/p/1Ffvf18UAB

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…