Kryetari Ahmeti takoi kryetarët e Drenasit dhe Skenderajit dhe Kryetarin e PDK-së

Kosovë, 24 nëntor 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi vizita në Drenas, Skenderaj dhe Prishtinë, ku uroi miqtë e tij, Ramiz Lladrovcin për mandatin e ri në krye të Drenasit, Sami Lushtakun për mandatin në krye të Skenderajit dhe Bedri Hamzën për detyrën e re si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari Ahmeti vlerësoi se këto përgjegjësi të reja përfaqësojnë njëkohësisht besimin e qytetarëve dhe obligimin për t’u shërbyer atyre me përkushtim, vizion dhe përgjegjësi.

Ai theksoi se këto zhvillime përcjellin një mesazh të rëndësishëm për bashkim, unitet dhe koordinim ndërmjet të gjithë atyre që punojnë për interesin e përbashkët të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Sipas kryetarit Ahmeti, vetëm përmes bashkëpunimit, vullnetit të mirë dhe një vizioni të qartë mund të arrihen sukseset më të mëdha në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së përbashkët.

https://www.facebook.com/share/p/1CuAjAtz5W

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…