Shtabi Qendror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, mbrëmë ka qëndruar para banorëve të Komunës së Zhelinës ku me fjalimet e tyre janë paraqitur, kandidati për kryeministër z. Naser Ziberi, kandidatit për deputet z.Bedri Fazliu si dhe kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti.
Para banorëve të Komunës së Zhelinës, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti tha kjo ide është shkruar para 11-të viteve në platformë dhe e njëjta është publikuar për opinion me çka nuk ka qenë fshehtësi për LSDM-në dhe VMRO-në.
“Botërisht kemi deklaruar se shqiptarëve ju takojnë 12 institucione të rëndësisë së veçantë në këtë shtet edhe atë duke filluar nga kryetari i shteti e deri tek Drejtoria për Siguri. Nuk kishim ministër të Mbrojtës me çka e morëm si ministri dhe e udhëhoqëm me krenari nuk kishim ministër të Punëve të Brendshme e bëmë dhe e udhëhoqi në kohë më të vështira, më delikate për vendin, me sukses menaxhoi me tërë situatën. Nuk kishim kryetar parlamentari, ai u bë dhe në veçanti unë krenohem për të gjitha delegacionet e huaja që i pres në takim për zërat që dëgjojë për zërat se si e ka drejtuar parlamentin z. Talat Xhaferi. Jo rastësisht me një vend e thash se krenohen se ky vend ka dy nobelist shqiptarë, pra krenohen shqiptarë e maqedonas se kemi Ferid Muratin dhe Nënë Terezën. Pavarësisht se sot janë frikësuar e në panik, por unë ju garantoj që do të kenë një kryeministër shqiptarë dhe kjo do të bëhet realitet, ” potencoi Ahmeti.
Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti u shprehë se në rast se mos kishin shtruar kërkesa dhe për çdo çështje të luftonin edhe atë pozicion pas pozicioni, asgjë nuk do të lëvizte nga vendi.
“I njohë të dy palët, duke ju thënë atyre që ti heqin paragjykimet sepse vetëm me ne mund të ecni përpara edhe atë vetëm në komunikim dhe bashkëpunim të sinqertë. Ne nuk kontestojmë identitetin tuaj, gjuhën tuaj, as shtetin tonë të përbashkët hiqni komplekset se nuk e marrim tuajën por pjesën tonë nuk e japim. Me simbole kombëtare, me gjuhë, me Universitete, me fonde, llogorë pas llogori luftohet, për biznesin shqiptarë. Le ta dinë biznesmenët shqiptarë, se unë kam luftuar për gjithë ata dhe le të kujtojnë se pala tjetër nuk ju jep dhurata pasi jemi konfrontuar që të mos ju merret hisja e haku,” nënvizoi Ahmeti.