Karvani “Realizo Ëndrrën” i Kryeministrit të parë sot në Strugë, Dollogozhdë , Livadhi, Veleshtë, Llabunishtë dhe Ladorishtë

Sot, kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi, së bashku me kandidatin
për deputet dhe bartësin e listës numër pesë, Talat Xhaferi, me karvanin
“Realizo ëndrrën tënde” vazhduan rrugëtimin e tyre në komunën e Strugës
ku për vizitë qëndruan edhe në fshatrat përreth, Livadhi, Dollogozhdë,
Llabunisht Veleshtë dhe Ladorisht.

Me vizitën e tij në Strugë, Ziberi realizoi takim me qytetarët e kësaj
komune duke diskutuar nevojat dhe idetë e vendasve të këtij rajoni të
cilëve jua prezantoi këndvështrimet dhe planet e tij të parapara për
realizimin në 100 ditshin e parë.
Struga është një qendër turistike që ka potencial të madh për zhvillimin
e turizmit, ku janë realizuar, po realizohen dhe do të vazhdojnë edhe më
tej të realizohen projekte të shumta për ta bërë Strugën një qendër më
atraktiv për vizitorët e jashtëm dhe për të ritur standardet e jetesës.

Në bisedë me qytetarët e Strugës Ziberi potencoi rëndësinë e këtij
rrugëtimi, duke ia shpalosur atyre idenë e Kryeministrit të parë
shqiptar, i cili paraqet simbolin e fortë të barazisë, i
multietnicitetit dhe i demokracisë bashkëkohore, gjithashtu është ide e
një jetese më të mirë për të gjithë. Dhe për këtë arsye ne presim
mbështetje jo vetëm nga qytetarët shqiptar, por edhe mbështetjen e
maqedonasve dhe të bashkësive tjera etnike.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…