Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer në selinë e BDI-së

Tetovë, 10 qershor 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim miqësor me Sh.T.Z. Christoph Sommer, Ambasador i Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera ndërmjet Zvicrës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe kontributin e vazhdueshëm zviceran përmes programeve të bashkëpunimit në fusha me rëndësi strategjike, si qeverisja demokratike dhe e mirë, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, si dhe mbrojtja e ujit dhe mjedisit.

Në këtë kontekst, kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të arritjeve strategjike të vendit, duke nënvizuar se Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë mbeten shtylla themelore të paqes, stabilitetit, bashkëjetesës ndëretnike dhe përparimit në rrugën e integrimit evropian.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Konfederatës Zvicerane ndaj proceseve demokratike dhe zhvillimore në vend, duke riafirmuar gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen.

https://www.facebook.com/share/p/1BPWX2Z7wW

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…