BDI: Institucionet nuk guxojnë të shndërrohen në instrumente presioni politik

Me shqetësim të thellë dhe me vëmendje të shtuar po ndjekim çdo rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe të institucioneve publike për të ushtruar presion, kërcënime, shantazhe apo forma të tjera të diskriminimit ndaj të punësuarve, si në kohën e monizmit dhe Millosheviçit.

Është e papranueshme që në një shtet demokratik, qytetarët dhe të punësuarit në institucione publike të vihen në shënjestër vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike ose për shkak se refuzojnë t’u nënshtrohen interesave partiake të individëve të caktuar.

BDI paralajmëron se çdo përpjekje për të frikësuar, ndëshkuar apo dëmtuar profesionistët në institucionet publike do të dokumentohet dhe do të denoncohet para opinionit publik dhe organeve kompetente.

Institucionet u takojnë qytetarëve, jo partive politike. Administrata publike duhet të funksionojë mbi parimet e profesionalizmit, ligjshmërisë dhe trajtimit të barabartë, e jo të shndërrohet në mjet për hakmarrje politike.

Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk do të mund të fshehë përgjegjësinë për veprimet që cenojnë dinjitetin, të drejtat dhe sigurinë e të punësuarve. BDI do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të secilit qytetar që përballet me padrejtësi, presion apo diskriminim politik.

Related posts

BDI: 0 shqiptarë në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori” – edhe suksesi i shqiptarëve po bëhet i padukshëm

Edhe këtë vit, shqiptarët janë lënë jashtë nga shpërblimet shtetërore “8 Shtatori”, ku ndahet shpërblimi më i lartë për vepër jetësore dhe…

BDI: Pas më shumë se dy vitesh, Afrim Gashi pranon se VLEN nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Pas më shumë se dy vitesh në pushtet, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, më në fund pranoi publikisht atë që BDI e…

BDI: Vlen me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj marrëveshjes së prezantuar nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, për nxënësit shqiptarë të Sh.F. “Petar…