Kryetari Ahmeti, mori pjesë në varrimin e bashkëveprimtarit të tij Hajdar Ziba

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të bashkëveprimtarit të hershëm, Hajdar Ziba.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti vlerësoi se Hajdar Ziba ishte një veprimtar i përkushtuar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, i cili me idealizëm, guxim dhe përkushtim të palëkundur dha kontribut të çmuar për çështjen kombëtare dhe për rrugëtimin drejt lirisë.

Ai theksoi se Hajdar Ziba do të kujtohet si një njeri i urtë, besnik ndaj kauzës kombëtare dhe gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë për të mirën e përgjithshme. Sipas tij, vepra dhe angazhimi i tij do të mbeten pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe e historisë së përpjekjeve kombëtare.

Kryetari Ahmeti u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Ziba, të afërmve, miqve dhe bashkëveprimtarëve të të ndjerit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Hajdar Zibën!

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

https://www.facebook.com/share/p/1CtsnCYxpx

Related posts

Dega Zhelinë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Zhelinë, 14 qershor 2026 Kuvendi Zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Zhelinë konfirmoi edhe një herë vitalitetin organizativ, unitetin…

Kryetari Ahmeti, mori pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit të tij Sahit Jashari

Prekaz. 12 qershor 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit të tij, Sahit Jashari….

Bashkëbisedim i Kryetarit Ahmeti, me rininë, në Kompleksin Memorial "Nëna Shqiptare"

Zajaz, 10 qershor 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bashkëbisedoi me të rinjtë në Kompleksin Memorial “Nëna Shqiptare” në…