Shkup, 9 qershor 2026
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Sh.T.Z. Matthew Lawson, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me rastin e ditëlindjes së Sh.T.Z. Mbreti Charles III.
Kjo ngjarje shërbeu si një mundësi e veçantë për të riafirmuar miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për të vlerësuar kontributin e vazhdueshëm britanik në avancimin e proceseve demokratike, zhvillimin institucional dhe perspektivën euroatlantike të vendit.
Me këtë rast, kryetari Ahmeti përcolli urimet e tij më të sinqerta për Sh.T.Z. Mbreti Charles III, duke i dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe suksese të mëtejshme në përmbushjen e përgjegjësive të tij të larta shtetërore.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, në funksion të stabilitetit, bashkëpunimit dhe vlerave të përbashkëta demokratike.

