Kryetari Ahmeti ngushëllon familjen Krasniqi vizitoi familjen Krasniqi për të shprehur ngushëllimet me rastin e ndarjes nga jeta të Nënës Shehide

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me miq dhe bashkëluftëtarë, vizitoi familjen Krasniqi për të shprehur ngushëllimet me rastin e ndarjes nga jeta të Nënës Shehide, nënës së heronjve kombëtarë dhe bashkëluftëtarëve të UÇK-së, Mujë dhe Ali Krasniqi.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti shprehu respektin dhe mirënjohjen për sakrificën dhe kontributin e familjes Krasniqi në rrugëtimin për liri dhe dinjitet kombëtar.

Ai theksoi se figura e Nënës Shehide dhe amaneti i familjeve që dhanë gjithçka për lirinë e kombit do të mbeten përherë pjesë e kujtesës sonë historike dhe kombëtare.

Qoftë e përjetshme lavdia e Nënës Shehide dhe e bijve të saj heronj, Mujë dhe Ali Krasniqi.

https://www.facebook.com/share/p/18zR88mmvA

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…