Kryetari Ahmeti morri pjesë në organizimin në nder të Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Prishtinë, 29 dhjetor 2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në organizimin e mbajtur me rastin e Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fjalën e tij, kryetari Ahmeti theksoi se është gjithmonë një emocion i veçantë të gjendet në mesin e bashkëluftëtarëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar.

Ai kujtoi me respekt figurën e heroit Luan Haradinaj dhe rolin e tij në ditët më të rëndësishme të luftës çlirimtare, duke nënvizuar se sakrifica e dëshmorëve dhe e luftëtarëve të lirisë mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë. Kryetari Ahmeti theksoi se edhe sot, më shumë se kurrë, shqiptarët kanë nevojë për unitet, bashkëveprim dhe koordinim, duke mos lejuar që interesat e ngushta të cenojnë interesin kombëtar dhe aleancat strategjike që kanë qenë vendimtare në rrugën drejt lirisë.

Ai rikujtoi se liria e Kosovës u fitua me sakrificë dhe gjak, por edhe me mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, të cilët kontribuan në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Duke folur për zhvillimet aktuale, kryetari Ahmeti nënvizoi se gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të lidhura ngushtë me frymën dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit, të arritura që duhet të mbrohen dhe avancohen vazhdimisht.

Në fund, ai bëri thirrje për veprim dhe mendim të përbashkët në funksion të realizimit të objektivave strategjike kombëtare, duke theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian mbetet një ndër synimet më të rëndësishme për shqiptarët kudo që jetojnë. “Çështja ka qenë një dhe rrugëtimi ynë duhet të vazhdojë bashkë, nga Struga deri në Mitrovicë”, theksoi kryetari Ahmeti.

https://www.facebook.com/share/p/1F7XVoniYv

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…