Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Çekisë, Sh.T.Z. Jaroslav Ludva, në selinë e BDI-së

Tetovë, 20 dhjetor 2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim në Tetovë me Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, Jaroslav Ludva.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe prioritetet strategjike për të ardhmen e vendit.

Kryetari Ahmeti theksoi se vazhdimi i rrugës evropiane mbetet prioritet absolut për të, për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për shqiptarët, duke nënvizuar se ky duhet të jetë një objektiv i përbashkët i të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit.

Ai rikujtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është një shtet multietnik dhe se harmonia, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve përbëjnë gurthemelin e stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit afatgjatë.

Kryetari Ahmeti shprehu shqetësimin për cenimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për sfidat që lidhen me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duke theksuar se respektimi i këtyre arritjeve është thelbësor për ruajtjen e barazisë, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të vendit.

Për drejtësi, barazi dhe integrim evropian!

https://www.facebook.com/share/p/1ELMr6KwJr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…