Tetovë, 19 dhjetor 2024
Sonte Tetova shkëlqeu nën dritën e entuziazmit dhe përkushtimit të njerëzve tanë.
Një pjesëmarrje madhështore, më e madhe se kurrë më parë, që na kujton se populli di t’i dallojë bijtë e tij më të mirë—ata që ishin aty kur duhej, ata që rikthyen dinjitetin dhe krenarinë e kombit.
Asnjë stuhi, asnjë fushatë nuk mund ta lëkundë këtë lis me rrënjë të thella, që është mbjellë dhe rritur me gjak, djersë dhe sakrificë.
Pas çdo goditjeje, ne ngrihemi më të fortë dhe më krenarë, sepse forca jonë buron nga themelet e shëndosha të kombit tonë.
Sonte, shpirti i unitetit, qëndresës dhe krenarisë u ndje në çdo cep të Tetovës.
Ky është vetëm fillimi i një energjie të re, një energjie që nuk mund të ndalet. BDI është zëri i popullit dhe fuqia që udhëheq drejt ëndrrës së përbashkët për një të ardhme më të ndritur.
Faleminderit për besimin, dashurinë dhe përkushtimin tuaj. Së bashku jemi të pathyeshëm. Rrugëtimi ynë vazhdon, më i fortë se kurrë.





