Prishtinë, 29 maj 2026
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të lindjes së Fehmi Lladrovcit dhe 71-vjetorit të lindjes së Xhevë Lladrovcit, dy figura të pavdekshme të rezistencës dhe lirisë kombëtare. Me këtë rast, Ahmeti kujtoi me respekt jetën, guximin dhe sakrificën e tyre sublime për atdheun, duke theksuar se Fehmiu dhe Xheva nuk ishin vetëm luftëtarë të lirisë, por edhe simbole të qëndresës, dinjitetit dhe dashurisë së pakushtëzuar për kombin shqiptar.
Ai vlerësoi se historia jonë kombëtare është e pasur me figura të tilla, të cilat jetën e tyre e shndërruan në dritë dhe frymëzim për brezat që erdhën pas, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin e popullit shqiptar drejt lirisë.
Lavdi e përjetshme Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit! Vepra dhe emri i tyre do të mbeten përgjithmonë në kujtesën kombëtare dhe në historinë e popullit shqiptar.



