Kryetari Ahmeti priti ambasadoren e Republikës së Sllovakisë, Sh.S. Iveta Hricová në selinë e BDI-së

Tetovë, 28 maj 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim me Sh.S. Iveta Hricová, Ambasadore e Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit, Kryetari Ahmeti shprehu shqetësimin për erozionin e paprecedentë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, marrëveshje që ka vendosur themelet e paqes, demokracisë multietnike dhe orientimit euroatlantik të shtetit. Ai theksoi se sot nuk bëhet fjalë vetëm për cenimin e frymës së saj, por për përpjekje konkrete që synojnë zhbërjen e substancës së Marrëveshjes përmes anulimit të ligjeve dhe mekanizmave që garantojnë barazinë dhe karakterin multietnik të shtetit.

Në këtë kontekst, Kryetari Ahmeti nënvizoi se çdo hap prapa nga këto arritje përbën jo vetëm rrezik për marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e brendshëm, por edhe goditje ndaj investimit strategjik të Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë në ndërtimin e një Maqedonie të Veriut stabile, funksionale dhe të orientuar drejt vlerave evropiane.

Po ashtu, gjatë bisedës u theksua rëndësia e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, si një hap i domosdoshëm për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit, forcimin e sigurisë, mbrojtjen e të drejtave dhe krijimin e perspektivave më të mira për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

https://www.facebook.com/share/p/18wPAUHMjE/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…