Kryetari Ahmeti, uron Kryetarin e ri të AAK-së, Ardian Gjini

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, uroi nga zemra kryetarin e ri të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, për marrjen e detyrës së re. Ahmeti vlerësoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin e pluralizmit politik në Republikën e Kosovës, si një forcë shtetformuese që ka kontribuar vazhdimisht në proceset e shtetndërtimit.

Ai theksoi se AAK-ja, si parti që në themel të saj ka çështjen kombëtare, ndërtimin e shtetit dhe orientimin euro-atlantik drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ka ruajtur për dekada këtë qëndrim të qartë dhe të palëkundur nën udhëheqjen e themeluesit të saj, Ramush Haradinaj. Sipas Ahmetit, Ardian Gjini, me përvojën dhe përkushtimin e tij, do të vazhdojë këtë rrugë me përgjegjësi dhe vizion, në të mirë të AAK-së dhe të Republikës së Kosovës.

Urime dhe suksese në këtë përgjegjësi të re!

https://www.facebook.com/share/p/1CqD1oGzTH

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…