BDI: Në kohën e BDI-së dygjuhësia dhe ligji respektoheshin, në kohën e VLEN-it shkelet Ligji për përdorimin e gjuhëve

Sot, të zënë ngushtë nga dështimet dhe mungesa absolute e rezultateve, koalicioni VLEN dhe Izet Mexhiti vazhdon të merret me propagandë dhe me përvetësimin e projekteve që nuk janë të tyret. Ironia më e madhe është se pikërisht ata që sot flasin për zhvillim, janë autorët e regresit të të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe të minimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Në mungesë të legjitimitetit, punës, ideve dhe vizionit, ata vazhdojnë të krekosen me projektet tona.

Pishina e promovuar sot është tërësisht projekt i Qeverisë 2020–2024. Vlera e këtij projekti arrin deri në 1 milion euro. Gurthemeli i saj është vendosur nga qeverisja 2020–2024 dhe financimi është siguruar po nga ajo qeveri.

Madje edhe operatori ekonomik, kompania Eurovia, kishte përfunduar punimet me kohë. Por, për shkak të mungesës së rezultateve dhe nevojës për marketing politik, VLEN me qëllim ka stagnuar lëshimin në përdorim të këtij projekti, vetëm për interesa të ngushta politike dhe për një fotografi më shumë para qytetarëve.

Qytetarët e dinë shumë mirë kush ka punuar, kush ka investuar dhe kush sot vetëm mundohet të përvetësojë punën e të tjerëve.

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…