BDI: Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se fushata për çmontimin e arritjeve politike të shqiptarëve po hyn në një fazë të re.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se fushata për çmontimin e arritjeve politike të shqiptarëve po hyn në një fazë të re.

Rikthimi i emrit “Marshal Tito” në sheshin qendror të Tetovës është vetëm shenja më e fundit e një realiteti që po bëhet çdo ditë më i dukshëm: institucionet e shtetit po përdoren për të fshirë gjurmët e barazisë së fituar me dekada përpjekje politike.

Në këtë proces nuk ka vend për habi.

Kur përfaqësimi shqiptar reduktohet në dekor qeveritar, vendimet fillojnë t’i marrin të tjerët.

Kur mungon guximi për të mbrojtur interesat kombëtare, humbjet bëhen të pashmangshme.

Kur pushteti bëhet më i rëndësishëm se përfaqësimi, pasojat i paguajnë qytetarët.

Prandaj përgjegjësia nuk ndalet te Gjykata Kushtetuese.

Përgjegjësia është edhe e atyre që legjitimojnë këtë realitet çdo ditë me heshtjen, servilizmin dhe paaftësinë e tyre politike.

BDI i bën thirrje çdo shqiptari të refuzojë normalizimin e këtij kursi politik.

Asimilimi politik nuk fillon me një vendim të vetëm.

Ai fillon kur një popull mësohet t’i pranojë humbjet si diçka të zakonshme.

BDI nuk do ta pranojë këtë.

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…