BDI mbajti mbledhjen e 4-të të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

Tetovë, 17 qetshor 2026

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dje, konvokoi mbledhjen e katërt të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.

Në mbledhje u diskutua për zhvillimet dhe aktualitetet politike në vend, aktivitetet e strukturave partiake dhe prioritetet e veprimit për periudhën në vijim.

Gjatë mbledhjes u analizuan zhvillimet e fundit në skenën politike, sfidat me të cilat përballet vendi dhe pozicionimet politike lidhur me çështjet me interes për qytetarët. Në këtë drejtim u shkëmbyen qëndrime dhe vlerësime për proceset aktuale politike, si dhe për nevojën e një angazhimi të përgjegjshëm në mbrojtje të interesit publik dhe të arritjeve të deritanishme.

Poashtu, u diskutua për aktivitetet që po zhvillohen në terren, me ç’rast u vlerësua lart angazhimi i strukturave partiake në të gjitha nivelet për forcimin dhe konsolidimin e mëtejmë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në këtë drejtim, u shqyrtuan edhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme, me fokus në komunikimin me qytetarët dhe fuqizimin e veprimit politik në terren.

Kryesia ritheksoi përkushtimin e saj për të vazhduar angazhimin në mbrojtje të interesave të qytetarëve, Marrëveshjes së Ohrit dhe në funksion të forcimit të rolit të BDI-së në zhvillimet politike në vend.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…