Kryetari Ahmeti morri pjesë në pritjen e organizuar nga ambasadori slloven, Sh.T.Z. Gregor Presker

Shkup, 17 qershor 2026

Me ftesë të Sh.T.Z. Gregor Presker, Ambasador i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryetari Ali Ahmeti mori pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Sllovenisë dhe Ditës së Forcave të Armatosura të Sllovenisë.

Kjo ngjarje shërbeu si një mundësi për të riafirmuar miqësinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve, si dhe për të vlerësuar kontributin e Sllovenisë në mbështetjen e proceseve demokratike, integrimit evropian dhe stabilitetit rajonal.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti përcolli urimet e tij më të sinqerta për popullin dhe institucionet e Republikës sëSllovenisë, duke u dëshiruar përparim, mirëqenie dhe suksese të mëtejshme.

https://www.facebook.com/share/p/18egTrsdof/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…