BDI: Tetova e shqiptarëve nuk do të bëhet sërish Tetova e Marshall Titos

Arsyetimet banale me të cilat po tentohet të relativizohet vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe urave në Tetovë, flasin shumë më tepër se çdo deklaratë publike e VLEN-it.

Dikush mund të ketë nostalgji për Josip Broz Titon. Dikush mund t’i ketë thurur poezi lavdie Titos, madje edhe të ketë marrë shpërblime për to. Kjo është çështje bindjesh personale. Por nostalgjitë dhe adhurimet për Titon mbahen në shtëpi, jo duke rikthyer simbolikën e Jugosllavisë në Tetovë.

Tetova ka kthyer faqen prej kohësh. Tetova ka historinë, identitetin dhe figurat e saj. Tetova nuk meriton të kthehet pas në kohë dhe as t’i rikthehen emërtimet që qytetarët i kanë lënë pas shumë vite më parë.

E gjithë kjo po ndodh me bekimin e VLEN-it. Prandaj, qytetarët meritojnë përgjigje të qarta.

Disa pyetje publike për Bilall Kasamin:

A është kontaktuar Komuna e Tetovës nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë lëndë? Cili ka qenë qëndrimi i komunës gjatë kësaj procedure? A ka pasur komunikim zyrtar ose jozyrtar me Gjykatën Kushtetuese? Cili ka qenë roli i përfaqësuesve të VLEN-it në Qeveri? Çfarë qëndrimi ka mbajtur Qeveria para Gjykatës Kushtetuese lidhur me emërtimet e miratuara në vitin 2007?

Qytetarët meritojnë transparencë të plotë. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se kush heshti, kush u pajtua dhe kush kontribuoi që të vihet në shënjestër identiteti i Tetovës.

Mos i nënvlerësoni qytetarët. Mos e merrni për dobësi durimin e tyre. Shqiptarët nuk do të pranojnë që të arriturat e tyre të cenohen në heshtje. Edhe durimi ka fund!

Related posts

BDI: 0 shqiptarë në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori” – edhe suksesi i shqiptarëve po bëhet i padukshëm

Edhe këtë vit, shqiptarët janë lënë jashtë nga shpërblimet shtetërore “8 Shtatori”, ku ndahet shpërblimi më i lartë për vepër jetësore dhe…

BDI: Pas më shumë se dy vitesh, Afrim Gashi pranon se VLEN nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Pas më shumë se dy vitesh në pushtet, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, më në fund pranoi publikisht atë që BDI e…

BDI: Vlen me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj marrëveshjes së prezantuar nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, për nxënësit shqiptarë të Sh.F. “Petar…