BDI: Tetova e shqiptarëve nuk do të bëhet sërish Tetova e Marshall Titos

Arsyetimet banale me të cilat po tentohet të relativizohet vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe urave në Tetovë, flasin shumë më tepër se çdo deklaratë publike e VLEN-it.

Dikush mund të ketë nostalgji për Josip Broz Titon. Dikush mund t’i ketë thurur poezi lavdie Titos, madje edhe të ketë marrë shpërblime për to. Kjo është çështje bindjesh personale. Por nostalgjitë dhe adhurimet për Titon mbahen në shtëpi, jo duke rikthyer simbolikën e Jugosllavisë në Tetovë.

Tetova ka kthyer faqen prej kohësh. Tetova ka historinë, identitetin dhe figurat e saj. Tetova nuk meriton të kthehet pas në kohë dhe as t’i rikthehen emërtimet që qytetarët i kanë lënë pas shumë vite më parë.

E gjithë kjo po ndodh me bekimin e VLEN-it. Prandaj, qytetarët meritojnë përgjigje të qarta.

Disa pyetje publike për Bilall Kasamin:

A është kontaktuar Komuna e Tetovës nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë lëndë? Cili ka qenë qëndrimi i komunës gjatë kësaj procedure? A ka pasur komunikim zyrtar ose jozyrtar me Gjykatën Kushtetuese? Cili ka qenë roli i përfaqësuesve të VLEN-it në Qeveri? Çfarë qëndrimi ka mbajtur Qeveria para Gjykatës Kushtetuese lidhur me emërtimet e miratuara në vitin 2007?

Qytetarët meritojnë transparencë të plotë. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se kush heshti, kush u pajtua dhe kush kontribuoi që të vihet në shënjestër identiteti i Tetovës.

Mos i nënvlerësoni qytetarët. Mos e merrni për dobësi durimin e tyre. Shqiptarët nuk do të pranojnë që të arriturat e tyre të cenohen në heshtje. Edhe durimi ka fund!

Related posts

BDI: Reagimi shterpë i VLEN-it për rrugët shqiptare në Tetovë është pranim i dështimit dhe përgjegjësisë së tyre

Shfuqizimi i vendimit për emërtimin e rrugëve në Tetovë dhe rikthimi i emrave të periudhës komuniste paraqet një goditje të rëndë për…

BDI: Parlamenti Evropian e sheh ndikimin e “Botës Serbe”, VLEN nuk e sheh - i verbuar nga jugonostalgjia dhe obsesioni me BDI-në

Në ditën kur shqiptarët po përballen me pasojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi emërtimet e rrugëve me përmbajtje dhe simbolikë…

BDI: Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se fushata për çmontimin e arritjeve politike të shqiptarëve po hyn në një fazë të re.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se fushata për çmontimin e arritjeve politike të shqiptarëve po hyn në një fazë të…