Dega Kërçovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Kërçovë, 20 qershor 2026

Kërçova rikonfirmon forcën e organizimit dhe unitetit të BDI-së. Me pjesëmarrje të madhe dhe në një atmosferë plot energji pozitive, sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Kërçovë, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti.

Delegatët e Kuvendit zgjodhën organet e reja të degës, përfshirë Kryesinë e Degës, Këshillin Mbikëqyrës, Komitetin e Veteranëve dhe sekretarët e sekretariateve, duke përmbyllur me sukses një proces demokratik dhe gjithëpërfshirës.

Mesazhi që doli nga Kërçova ishte i qartë: Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të mbetet forca më e organizuar politike ndër shqiptarët, e mbështetur në përvojë, përgjegjësi dhe besimin e qytetarëve. Strukturat e zgjedhura sonte përfaqësojnë një kombinim të përvojës dhe energjisë së re, të gatshme për t’iu përgjigjur sfidave dhe pritshmërive të anëtarësisë dhe qytetarëve.

Kërçova, si një nga bastionet e rëndësishme të BDI-së, dëshmoi edhe një herë se uniteti, solidariteti dhe organizimi i mirë janë themeli i çdo suksesi politik.

Urime të zgjedhurve dhe punë të mbarë në detyrat që i presin!

Së bashku vazhdojmë përpara, më të fortë dhe më të bashkuar.

https://www.facebook.com/share/p/1BnHUbdTLT/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…