Kryetari Ahmeti takoi Sh.S. znj. Nicole Varnes

Shkup, 22 qershor 2026

Sot, Kryetari Ali Ahmeti takoi Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Sh.S. znj. Nicole Varnes.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e hapur dhe konstruktive për çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë mbi sundimin e ligjit, rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira ndëretnike, si dhe zhvillimet aktuale që lidhen me paqen dhe stabilitetin global.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj vlerave demokratike, integrimit euroatlantik dhe perspektivës së vendit tonë. Ai theksoi bindjen se partneriteti me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të forcohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.

https://www.facebook.com/share/p/1c6nnuNBqj/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…