Kryetari Ahmeti, i ftuar në sofrën e familjes së heroit të kombit Rexhep Malaj

Gjilan, 21 qershor 2026

Kryetari Ali Ahmeti ishte sot i ftuar për drekë në Gjilan, në familjen e Heroit të Kombit Rexhep Malaj, me ftesë të vëllait të tij, Hasan Malaj.

Gjatë vizitës, Kryetari Ahmeti ia dorëzoi Xha Hasanit portretin e Heroit të Kombit Rexhep Malaj dhe theksoi se veprimtaria, vizioni dhe organizimi i tij revolucionar përbëjnë themelet mbi të cilat u ngrit më vonë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai vlerësoi se sakrifica e Rexhep Malajt dhe e bashkëluftëtarëve të tij mbetet frymëzim i përhershëm për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, ndërsa shprehu mirënjohje të veçantë për mikpritjen e familjes Malaj.

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

https://www.facebook.com/share/p/1BEsxK9cWw/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…