Bashkimi Demokratik për Integrim, para qytetarëve të Tetovës, shpalosi të arriturat dhe synimet për qeverisjen e re që pritet të udhëhiqet nga kryeministri i par shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që do të duhet me 15-të korrik të rrethohet numri 9-të, për të vendosur në krye të institucionet qeveritar kandidatin z. Naser Ziberi.
Para të pranishmëve, fjalë rasti patën, kryetarja e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, anëtari i Shtabit Qendror Zgjedhor, z. Faton Ahmeti, kandidatët për deputet në njësinë zgjedhore numër 6-të z. Bajram Rexhepi znj. Fiknete Bekteshi Shaqiri si dhe kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti
Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti para qytetarëve të Komunës së Tetovës u shpreh janë bërë shumë punë, shumë përpjekje, duke mos dashur të bëjmë histori para kohe por historia e këtij vendi jo më shumë se 20 vite nuk mund të shkruhet pa historinë e lavdishme që është shkruar me gjak në këto hapësira.
” Por historia që është ndërtuar viteve të fundit do të jetë e lavdishme për ne si shqiptar si kontribuues të madhej pasi ky shet ka marr rrugë e drejtim të mbarë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për kapitullin e ri që kemi hapur për kapitull që ua forcon dinjitetin, mirëqenien, ekonominë e gjithë qytetarëve të këtij vendi. Maqedonia vendin e ka në Evropë dhe ky vend duhet të përmbash standarde e detyrime të cilat përshpejtojnë këtë rrugë dhe unë jam shumë i sigurt dhe këtë siguri e gjej tek kuadrot tek njerëzit e Bashkimit Demokratik për Integrim si investim madhor në këtë vend,” potencoi z.Ahmeti.
Kryetari i BDI-së, z. Ahmeti sqaroi se gjatë këtyre viteve është bërë përpjekje që të afrohen komunitet por nuk mund të heshtet kur dëgjohen disa deklarata të sotme se paska shqiptar që shiten për pesë dinar.
“Me këto prononcime, ua luajnë eshtrat në varr të gjithë atyre që kanë derdhur gjak e kanë bërë gjamën në këto hapësira, të mos harrojnë se eshtrat në var ia luajnë Mehmet Akif Pashës, Dervish Carës, Rexhep Vokës dhe Mehmet Gegës mos ja prekni të gjithë ato dhimbje në shtratin e varrit të tij ato lëndime që i ka shkaktuar OZNA, UDBA dhe UDBASHËT e rinj. Mos prekni mbi varrë e mbi plagë të Mujdin Aliut, mos prekni se ende lëndojnë plagët që i dhëmbin Isa Likës, pasi nuk do të falim,” u shpreh z. Ahmeti.
Në fund të fjalimit të tij kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti ju bëri thirrje qytetarëve të tubuar në sheshin e Tetovës që me 15-të korrik të dalin sa më masovikisht pasi është e vetmja që të matrealizohet vota shqiptare, për të qenë krenar duke votuar numrin 9-të dhe më pas me 16-të korrik do të këndohet kënga e re.