Kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi, me karvanin “Realizo ëndrrën” rrugëtimin e tij vazhdoi me vizitë në komunën e Tearcës dhe më tej duke vazhduar edhe në Poroj, Çellopek, Zherovjan, Kamjan, Reçicë e Vogël dhe Reçicë e Madhe

Kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi, me karvanin “Realizo
ëndrrën” rrugëtimin e tij vazhdoi me vizitë në komunën e Tearcës dhe më
tej duke vazhduar edhe në Poroj, Çellopek, Zherovjan, Kamjan, Reçicë e
Vogël dhe Reçicë e Madhe.

Ziberi, bashkëbisedoi me qytetarët e këtyre vendeve lidhur me sfidat me
të cilat ata ballafaqohen, njëherit ata haptas shpalosën sugjerimet,
propozimet dhe idetë e tyre që kanë për të ardhmen e këtij rajoni, ku
gjithashtu patën edhe  rastin të marrin përgjigje lidhur me çështjet që
i tangojnë ata nga përditshmëria e tyre.

Ziberi me bashkëbiseduesit e tij foli edhe për zotimet e tij për 100
ditëshin e parë të madatit të tij, rëndësinë e madhe të këtij rrugëtimi,
duke jua shpalosur idenë për Kryeministër të parë shqiptar, i cili është
simbol i fuqishëm i barazisë, multietnicitetit dhe demokracisë
bashkëkohore, i cili gjithashtu është ide e një jetese më të mirë për të
gjithë. Ziberi nga banorët e këtij rajoni kërkoi mbështetje për këtë ide
jo vetëm nga banorët shqiptar, por edhe mbështetjen e maqedonasve dhe të
bashkësive tjera etnike.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…