Dega Dibër mbajti Kuvendin Zgjedhor

Dibër, 30 qershor 2026

Në prani të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Dibër, në një atmosferë plot energji, përgjegjësi dhe besim në të ardhmen, ku u zgjodhën Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës dhe Komiteti i Veteranëve.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përgëzoi të zgjedhurit për besimin e marrë nga anëtarësia dhe u uroi suksese në përgjegjësitë e reja, duke shprehur bindjen se me unitet dhe përkushtim do ta forcojnë edhe më tej organizimin e BDI-së në Dibër.

Ahmeti theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike më e organizuar dhe më e konsoliduar e shqiptarëve, duke e bazuar fuqinë te uniteti, besimi i qytetarëve dhe angazhimi i mijëra aktivistëve.

Në përfundim, ai uroi Degën e Dibrës dhe shprehu besimin se rrugëtimi drejt fitoreve të reja do të vazhdojë me të njëjtën vendosmëri.

https://www.facebook.com/share/p/1EBtNCvWoS/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…