BDI: Qyteti i Shkupit ta largojë menjëherë tabelën e paligjshme dhe ta respektojë dygjuhësinë

Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje edhe një herë kryetarit të Qytetit të Shkupit që ta largojë menjëherë tabelën e paligjshme të mirëseardhjes dhe ta zëvendësojë atë me një tabelë që respekton plotësisht detyrimet ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe.

Pavarësisht reagimeve të shumta të qytetarëve dhe opinionit publik, Qyteti i Shkupit vazhdon ta injorojë dygjuhësinë dhe karakterin multietnik të kryeqytetit. Përjashtimi i gjuhës shqipe nga një tabelë zyrtare nuk është vetëm shkelje ligjore, por akt që krijon ndjenjë përjashtimi dhe nxit tensione të panevojshme ndëretnike.

BDI nuk do të lejojë që respektimi i gjuhës shqipe të varet nga vullneti politik i një individi. Për këtë arsye, do të fillojmë procedurë ligjore pranë institucioneve kompetente për konstatimin dhe sanksionimin e kësaj shkeljeje.

Megjithatë, duke respektuar reagimin e qytetarëve dhe nevojën për ruajtjen e bashkëjetesës, edhe një herë i bëjmë thirrje kryetarit të Shkupit që të veprojë me përgjegjësi, ta respektojë ligjin dhe të mos prodhojë përçarje, urrejtje dhe tensione etnike në kryeqytet.

Shkupi u përket të gjithë qytetarëve të tij. Gjuha shqipe nuk është privilegj dhe as dekor, por e drejtë e garantuar me ligj.

Tabela e paligjshme duhet të largohet menjëherë.

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…