BDI: Qyteti i Shkupit ta largojë menjëherë tabelën e paligjshme dhe ta respektojë dygjuhësinë

Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje edhe një herë kryetarit të Qytetit të Shkupit që ta largojë menjëherë tabelën e paligjshme të mirëseardhjes dhe ta zëvendësojë atë me një tabelë që respekton plotësisht detyrimet ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe.

Pavarësisht reagimeve të shumta të qytetarëve dhe opinionit publik, Qyteti i Shkupit vazhdon ta injorojë dygjuhësinë dhe karakterin multietnik të kryeqytetit. Përjashtimi i gjuhës shqipe nga një tabelë zyrtare nuk është vetëm shkelje ligjore, por akt që krijon ndjenjë përjashtimi dhe nxit tensione të panevojshme ndëretnike.

BDI nuk do të lejojë që respektimi i gjuhës shqipe të varet nga vullneti politik i një individi. Për këtë arsye, do të fillojmë procedurë ligjore pranë institucioneve kompetente për konstatimin dhe sanksionimin e kësaj shkeljeje.

Megjithatë, duke respektuar reagimin e qytetarëve dhe nevojën për ruajtjen e bashkëjetesës, edhe një herë i bëjmë thirrje kryetarit të Shkupit që të veprojë me përgjegjësi, ta respektojë ligjin dhe të mos prodhojë përçarje, urrejtje dhe tensione etnike në kryeqytet.

Shkupi u përket të gjithë qytetarëve të tij. Gjuha shqipe nuk është privilegj dhe as dekor, por e drejtë e garantuar me ligj.

Tabela e paligjshme duhet të largohet menjëherë.

Related posts

BDI: Deklaratë skandaloze e deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, i cili arsyeton dobësinë e VLEN-it me “fuqinë e tmerrshme” të VMRO-DPMNE-së: VLEN-i e ka zgjedhur servilizmin si ilaç përballë saj

I pyetur nga gazetari se përse VLEN-i është kaq i dobët në Qeveri, njëri nga drejtuesit e saj, Bekim Qoku, u përgjigj…

BDI: Dy vite spastrim institucional – tani edhe komisionet profesionale pa asnjë shqiptar

Vendimi i Ministrit të Shëndetësisë për të formuar Komisionin Profesional për shqyrtimin e rasteve të pacientëve me sëmundje malinje në Klinikën e…

BDI: Hetim i plotë për ndotjen e ujit në Gostivar – shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha.

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për ndotjen e ujit në Gostivar dhe rrezikun serioz që kjo situatë paraqet për…