Tetovë, 30 korrik 2026
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim me z. Bruno Ceka, Përfaqësues i Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut.
Në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë te stagnimi në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, cenimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe dhe domosdoshmëria e garantimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Bashkëbiseduesit ndanë qëndrimin se përshpejtimi i procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik, paralelisht me forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U diskutua gjithashtu edhe për nevojën e zgjidhjes së ngërçit lidhur me provimin e jurisprudencës, si një çështje me rëndësi për shumë të rinj profesionistë.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe perspektivës euroatlantike të vendit.

https://www.facebook.com/share/p/19D5FPySme/?mibextid=wwXIfr
