Shkup, 29 korrik 2026
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Sh.S. znj. Özlem Canel.
Gjatë takimit u diskutua për domosdoshmërinë e vazhdimit të procesit të integrimit evropian, zhvillimet politike, sundimin e ligjit dhe sfidat e sigurisë. Kryetari Ahmeti ngriti shqetësimin për cenimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se ajo mbetet themeli i barazisë, stabilitetit dhe funksionimit demokratik të shtetit. Ai theksoi se partnerët ndërkombëtarë duhet ta dëgjojnë qartë alarmin se rruga evropiane dhe Marrëveshja e Ohrit janë dy shtyllat mbi të cilat ndërtohet e ardhmja e vendit.


https://www.facebook.com/share/p/1DJZLiFm74/?mibextid=wwXIfr
