Kryetari Ahmeti përkujton dëshmorin Ismet Jasharin – Komandant Kumanovën në 28 vjetorin e rënies

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përkujton dëshmorin Ismet Jasharin – Komandant Kumanovën në 28 vjetorin e rënies.

Në vazhdim, postimi i plotë:

Koha kalon, por emri, vepra dhe sakrifica e Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës janë të skalitura përgjithmonë në historinë dhe kujtesën tonë kombëtare.

Në 28 vjetorin e rënies së tij heroike, përulemi me nderim para bashkëveprimtarit, mikut dhe luftëtarit të paepur të lirisë, i cili ndër të parët iu përgjigj pa hezitim thirrjes së Kosovës dhe u rreshtua aty ku shkruhej historia me gjak e sakrificë.

Komandant Kumanova nuk luftoi vetëm për lirinë e Kosovës, por për idealin e madh të lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Kontributi i tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrifica sublime për atdheun mbeten testament i atdhedashurisë dhe frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë.

Lavdi e përjetshme Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! 🇦🇱

https://www.facebook.com/share/p/1BrrghTGNa/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…