BDI: Mendësia kriminale e VLEN-it prodhon komplote dhe nënshtrim për të mbuluar korrupsionin

Në vend që t’i përgjigjet opinionit për mbi 252 milionë euro dëm nga ndërtimet kriminale dhe të paligjshme në Çair të lidhura me Izet Mexhitin, për milionat e ndara në mënyrë të paligjshme gjatë mandatit të tij si ministër, për 19 milionë eurot në rastin e Burim Latifit, për milionat e keqpërdorura nga Nedim Rama dhe raste të tjera, mendësia kriminale e VLEN-it prodhon çdo ditë komplote. E vetmja gjë që arrin të realizojë është nënshtrimi i plotë ndaj VMRO-DPMNE-së, me shpresën se kështu do të mbulojë korrupsionin dhe do të fitojë mëshirë politike.

Por, DO TË PËRGJIGJEN!

E shitët fatin e shqiptarëve dhe të ardhmen europiane të qytetarëve vetëm për pushtet e kolltukë, duke pranuar të bëheni shërbëtorë dhe vasalë të një agjende që e largon vendin nga Europa, vetëm për të siguruar mbulesë për aferat tuaja.

BDI kërkon drejtësi joselektive dhe gjyqësor të pavarur. Çdo ndërhyrje në drejtësi dhe çdo presion politik mbi një proces gjyqësor është i papranueshëm. Drejtësia nuk guxon të përdoret si instrument për përndjekje apo përllogaritje politike. Proceset duhet të jenë të pavarura, të hapura dhe transparente, në mënyrë që opinioni të mund të njihet me çdo pretendim, provë dhe fakt.

Ju jeni të korruptuar, tradhtarë dhe të paaftë. Pikë.

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…