Kryetari Ahmeti përkujton Fazli Grajçevcin në 62 vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përkujton Fazli Grajçevcin në 62 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Në vazhdim, postimi i plotë:

Teksa shënojmë 62 vjetorin e ndarjes nga jeta të Fazli Grajçevcit (1935–1964), kujtojmë me nderim plejadën e veprimtarëve kombëtarë që sakrifikuan lirinë dhe jetën e tyre për flamurin, gjuhën, identitetin dhe çështjen kombëtare.

Fazli Grajçevci ishte ndër figurat e shquara të rezistencës kombëtare shqiptare, një veprimtar, poet dhe intelektual që jetën ia kushtoi idealeve të lirisë dhe identitetit kombëtar. I njohur si “simboli i flamurit”, ai u arrestua në vitin 1964 nga policia sekrete jugosllave dhe, pas 14 ditësh torturash çnjerëzore, ndërroi jetë në burgun e Prishtinës, më 17 gusht.

Sakrifica e Fazli Grajçevcit mbetet pjesë e kujtesës sonë kombëtare dhe dëshmi e çmimit të lartë që shumë breza paguan për të drejtat, dinjitetin dhe lirinë e shqiptarëve.

Lavdi jetës dhe veprës së Fazli Grajçevcit! 🇦🇱

https://www.facebook.com/share/p/14uCuCgBMwM/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…