Kryetari Ahmeti përkujton Bekim Berishën – Abejën, Bedri Shalën dhe bashkëluftëtarët e tyre, në 28 vjetorin e rënies

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përkujton Bekim Berishën – Abejën, Bedri Shalën dhe bashkëluftëtarët e tyre, në 28 vjetorin e rënies.

Në vazhdim, postimi i plotë:

28 vjet më parë, në altarin e lirisë ranë Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala dhe bashlëluftëtaerët e tyre Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Abeja, luftëtar i paepur i çështjes kombëtare, kishte dëshmuar guximin e tij në frontet e Kroacisë dhe Bosnjës, përpara se t’i përgjigjej thirrjes së atdheut për lirinë e Kosovës. Përkrah Bedri Shalës dhe bashkëluftëtarëve të tij, ai dha gjithçka për idealin e lirisë.

Sot përulemi me respekt para sakrificës së tyre dhe të gjithë dëshmorëve që me gjakun e tyre shkruan historinë e lirisë sonë.

Kujtimi dhe vepra e tyre qofshin të përjetshme!
Lavdi dëshmorëve të kombit! 🇦🇱

https://www.facebook.com/share/p/1C3RjKwv1t/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…