BDI: Asnjë seancë të Qeverisë nuk e ka kryesuar zëvendëskryeministri i parë shqiptar

Nga qershori i vitit 2024 deri më sot, asnjë nga zëvendëskryeministrat e parë shqiptarë të kësaj Qeverie nuk ka kryesuar qoftë edhe një seancë të vetme të Qeverisë.

Izet Mexhiti – 0 seanca.
Bekim Sali – 0 seanca.
Arben Fetai – 0 seanca.

Totali: zero.

Kjo e tregon më qartë se çdo deklaratë propagandistike se çfarë peshe reale kanë shqiptarët brenda kësaj Qeverie.

Pozita mund të quhet “zëvendëskryeministër i parë”, mund të ketë zyrë, kabinet, veturë dhe protokoll, por nëse për më shumë se dy vjet nuk të besohet drejtimi as i një seance të vetme të Qeverisë, atëherë është legjitime të pyetet: çfarë është “i parë” në këtë funksion?

Në qeveritë e kaluara, funksioni i zëvendëskryeministrave ishte mekanizëm real politik dhe institucional i bashkëqeverisjes. Sot është reduktuar në dekor.

Dhe kjo është çështja kryesore: jo sa poste kanë marrë, por sa vendimmarrje kanë në dorë.

Shifra është e pamëshirshme: 0 seanca të kryesuara.

Related posts

BDI: 35 vjet pavarësi – Qeveria e shndërroi festën e shtetit në pasqyrë të politikës së saj përjashtuese

Qeveria ka publikuar spotin me të cilin synon të shënojë 35-vjetorin e pavarësisë së shtetit. Por në vend që ky jubile të…

BDI: Paaftësinë dhe nënshtrimin, Vlen e maskon me montime politike

Vazhdon skandali i partisë Vlen, pjesëmarrëse jolegjitime në Qeveri pa vullnetin e shqiptarëve, dhe kërcënimi i tyre ndaj prokurorisë. Bota serbe e…

BDI: Vendime të ndjeshme kalojnë në Qeveri pa dijeninë e përfaqësuesve të VLEN-it

Informacione alarmante nga sinjalizues brenda Qeverisë tregojnë një skandal të rëndë: vendime dhe informacione të ndjeshme kalojnë në seancat e Qeverisë pa…