Takim Xhaferi-Zemaj: Vetëm duke vepruar bashkërisht do të tejkalohet kriza shëndetësore

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e priti ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Armend Zemaj, me ç’rast të dy konstatuan se vetëm me veprim të përbashkët dhe të harmonizuar të të gjithë faktorëve do të mund të tejkalohet kriza shëndetësore me të cilën ballafaqohet bota.Xhaferi në takim ndër tjerat, u zotua për ndërmarrjen e hapave për lehtësimin e lëvizjes të qytetarëve të dy vendeve, duke e respektuar me këtë rast mendimin e trupave profesionalë.Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e përshëndet nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik që u nënshkrua në Uashington ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.Në takim, siç kumtuan nga Kuvendi, u bisedua për tema dhe interesa të përbashkët për përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe komunikimin e ndërsjellë profesional në favor të stabilitetit dhe gjendjes së qëndrueshme, duke e pasur parasysh situatën me pandeminë dhe goditjen e madhe që ia jep sistemeve shëndetësore dhe ekonomike të gjithë shteteve.Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan se bashkëpunimi është në nivel të lakmueshëm dhe ndërmjet dy vendeve ekzistojnë komunikim i suksesshëm bilateral, besim dhe marrëdhënie të afërta politike. Ata vlerësuan se edhe më tutje duhet të vazhdohet me investim në bashkëpunimin e ndërsjellë i cili ka potencial të fuqishëm për t’i përforcuar lidhjet bilaterale në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…