Grubi – Zemaj: Kufijtë mes nesh duhet të hapen

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tij priti Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z.Armend Zemaj.Grubi dhe Zemaj diskutuan rreth gjendjes me epideminë e shkaktuar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë si dhe për mundësitë më të mira dhe efikase të ballafaqimit me të.Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Zemaj gjatë takimit nuk mbetën pa diskutuar edhe mbi rëndësinë e hapjes së pikave kufitare në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, vendim ky që do të ndihmonte ekonomitë e të dyja vendeve.Grubi me këtë rast i tha Ministrit Zemaj se ai personalisht është për hapjen e të gjitha vendkalimeve kufitare me qëllim qarkullimin e lirë edhe atë sipas modelit të shfrytëzuar nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, përmes qarkullimit të lirë pa kërkim të testeve PCR.Zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi gjithashtu gjatë këtij takimi përcolli uratat e tij për marrëveshjen e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë dhe me këtë rast theksoi që institucionet e Kosovës mund të ndjekin shembullin e Maqedonisë së Veriut përkatësisht Marrëveshjes së Prespës ku u arrit marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë e cila na mundësoi anëtarësimin në NATO dhe çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Sipas Grubit vendimet e guximshme i sjellin vendit vetëm të mira dhe miq shumë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…